SveaRental
“SweAlb Rental shpk” është një kompani e themeluar në Shqipëri në vitin 2024 nga dy kompani suedeze të njohura në fushën e qiradhënies së makinerive dhe pajisjeve që përdoren në ndërtim dhe industri të tjera. Me një prani tashmë në tregun shqiptar, kompania jonë ofron një gamë të gjerë produktesh për qiradhënie përfshirë: platforma elektrike, diesel dhe teleskopike, pirunj diesel dhe elektrike, transpaleta të thjeshta dhe me kollonë, llustrues betoni (helikopter), vibrues betoni, makineri për prerje dhe kthim hekuri, matrapikë, batitorë, pllaka vibruese, sharra për prerje betoni dhe asfalti, gjeneratorë, kulla ndriçimi, panele elektrike per kantiere, motosaldriçe, elektro-saldatriçe, elektropompa, elektrokompresorë, aspiratorë, ventilatorë, aeroterma, pompa lavazhi, fshesa me vakum dhe shumë të tjera.
Duke sjellë përvojën suedeze në këtë fushë, “SweAlb Rental shpk” synon të bashkëpunojë me operatorët në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës, por edhe me individë dhe klientë të tjerë. Kompania është e vendosur në Tiranë dhe operon në të gjithë territorin shqiptar, duke ofruar shërbime dhe produkte cilësore.
Na kontaktoni për çdo nevojë në fushën e qiradhënies !